Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajit dhe Dukagjinit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës nga Klina me rezultat 2-1, ishte kryetema e kësaj jave.
Skuadra e Ferizajit u ankua gjatë dhe pas ndeshjes në referimin e gjyqtarit Genc Nuca, duke pretenduar se ndikoi qëllimisht në rezultatin e ndeshjes, .
Kritikat ndaj Nuzes ishin të shumta edhe nga analistët dhe tifozët e futbollit.
Federata e Futboillit të Kosovës, ka publikuar një video ku analizon disa nga rastet vendimtare të finales së Kupës së Kosovës, mes Ferizajit dhe Dukagjinit.
Rasti i parë i analizuar ishte në minutën e 35-të, kur Ferizaji pretendoi në penallti.
Sipas analizës, ”Vendimi fillestar në fushë ishte për pozitë jashtë loje, pasi asistenti kishte ngritur flamurin lart. Dhoma e VAR-it intervenon dhe konfirmon se pozita jashtë loje nuk egziston, pasi lojtari ishte në pozitë të rregullt. Më pas kontrollohet pretendimi për një penallti të mundshme, duke njoftuar gjyqtarin se lojtari me numrin 22 i Ferizajit, provoi të krijojë kontakt për ta fituar penalltinë. Megjithatë pas konsulltimit mes dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit, pajtohen për një rishikim në fushë. Pas rishikimit në OFR, gjyqtari kryesor me të drejtë nuk akordon penallti, për arsye se futbollisti me numrin 22 i Ferizajit shihet qartë se për qëllim kishte krijimin e kontaktit, ndërs portieri nuk bën asnjë veprim shtesë për ta penguar”, thuhet në analizimin nga ana e FFK-së.
Rasti i dytë kishte të bënte me një penallti të pretenduar nga ana e Dukagjinit.
”Minuta e 62-të, gjyqtari akordon një penallti për Dukagjinin për një tëheqje. Tërheqja është evidente, por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it, konstatohet se tërheqja ka ndodhur jashtë zonës së penalltisë, andaj gjyqtari me të drejtë ndryshon vendimin fillestar, nga penalltia në goditje të lirë direkte dhe karton të verdhë për fudtbollistin me numë 19 të Ferizajit”, thuhet në analizë.
Pastaj u analizua edhe kartoni i dytë i verdhë apo i kuq për futbollistin me numër 6 të Dukagjinit.
”Minuta e 70-të, kartoni i dytë i verdhë për futbollistin me numër 6 të Dukagjinit, është dhënë për ndërhyrje të pakontrolluar ndaj futbollistit me numër 6 të Ferizajit. Edhe pse nuk ekziston kontakti, kartoni është dhënë për shkak të intesitetit të lartë të ndërhyrjes”, thuhet nga FFK-ja.
Ajo çfarë morri vemendjen më të madhe ishte një penallti e pretenduar nga Ferizaji në fund të ndeshjes, derisa për disa minuta skuadra e Ferizajit braktisi ndeshjen duke shkuar në dhomat e zhveshjes.
”Minuta e 89-të, pas krosimit në zonë, lojtarët e Ferizajit pretendojnë për një prekje me dorë në zonën e penalltisë, por paraprakisht kemi të bëjmë me një faull të qartë në sulm, nga lojtari me numër 22 i Ferizajit ndaj lojtarit me numër 4 të Dukagjinit. Pas kësaj ndërhyrje, gjyqtari fillimisht vonon bylbylin sipas udhëzimeve dhe më pas lojtarët e Ferizajit pretendojnë për një prekje me dorë nga lojtari me numrin 2 i Dukagjinit. Pasi gjyqtari e ndalon lojën, kthehet te vendimi i tij për faull në sulm, dhoma e VAR-it e konfirmon vendimin e gjyqtarit në fushë, duke vlerësuar se faulli ka qenë evident dhe se prekja e pretenduar me dorë ka qenë në shpatull, konform rregullit të lojës me dorë i cili saktëson qartë se shpatulla nuk sanksionohet si lojë me dorë.”, thuhet në analizimin e rastit nga ekspertët e FFK-së.

