Pre. Kor 17th, 2026

Haxhiu: Datën e seancës konstituive e caktoj javën e ardhshme

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u zotua se “javën e ardhshme do ta bëj të ditur ditën dhe orën e saktë për mbajtjen e seancës konstituive, në mënyrë që të jenë të pranishëm të gjithë 120 deputetët ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo, bëri me dije se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë këtë seancë, ashtu siç e parasheh afati prej 30 ditësh.

Haxiu: Presidentin e votojmë para afatit 60-ditor

“Duke pasur parasysh që në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës konstituohet, e duke i pasur parasysh numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai do të konstituohet, pra nuk do ta kemi problemin e fillimit të vitit apo të prillit të vitit të kaluar, pra duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Haxhiu tha se zgjedhjet eventuale nuk do të ishin të mira as për qytetarët e Republikës së Kosovës e as për subjektet politike apo individë përbrenda subjekteve politike. Andaj tha se I përkraj bisedimet e iniciuara nga partia fituese e zgjedhjeve.

Haxhiu:. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar bisedimet për presidentin

“Prandaj, si ushtruese e detyrës së presidentes, unë i kam mirëpritur takimet e zhvilluara me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotërit Albin Kurti. E kam vlerësuar pozitivisht qasjen e LDK-së dhe PDK-së, pra që kanë pranuar që të vazhdojnë këto takime. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar, si me thënë, takimet për të arritur një marrëveshje. Ftoj edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime sepse nuk mund të kemi marrëveshje pa pasë takime. Prandaj, qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime sjell te një marrëveshje”, tha ajo.

Postime të Ngjashme