Kosovë
🌥️ E premte
Mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 8°C – 11°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 23°C
🌬️ Era nga veriperëndimi: 1–6 m/s
Shqipëri
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.Temperatura me e ulet 11 grade ndersa me e larta 29 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

