Një person ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në vendin e punës në qytetin e Vushtrisë.
Lidhur më këtë Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar pesë përsona në cilësinë e dëshmitarëve.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë (5) persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.
Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

