Një i ri është në gjendje kritike si pasojë e plagëve therëse nga përleshja që ndodhi sot në Istog.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësor, detaje ka dhënë drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.
Sipas tij, pacienti është në gjendje të rëndë.
“Një pacient i sjellur nga spitali i Pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimët e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e K torakale, k abdominale, ORL dhe anestezionit, poli traumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohët në MIQ për trajtim të me tutjeshëm”, deklaroi Syla

