Enj. Maj 21st, 2026

Nën emocione dhe ne një atmosferë solemne, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, u mbajt ceremonia e absolventiadës për 25 studentë, që përfunduan me sukses studimet e tyre.

Ceremonia mblodhi rreth vetes profesorë, familjarë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe mysafirë të shumtë, të cilët ndanë së bashku gëzimin e këtij momenti të rëndësishëm për gjeneratën e re të diplomuar.
Dekani i Fakultetit, prof. dr. Islam Hasani, në fjalën e tij drejtuar absolventëve, tha se diploma që ata marrin sot përfaqëson shumë më tepër sesa përfundimin e studimeve. Ai theksoi se Fakulteti i Studimeve Islame nuk synon vetëm përgatitjen profesionale të studentëve, por edhe formimin e tyre si kontribuues aktivë në shoqëri dhe komunitet.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili këtë ditë e cilësoi si moment krenarie për të gjithë. Myftiu shprehu mirënjohje edhe për profesorët dhe kontributin e tyre ndër vite, ndërsa kujtoi me respekt ish-myftiun e Kosovës, dr. Rexhep ef. Bojën, të cilin e cilësoi ndër njerëzit më meritorë për ngritjen dhe zhvillimin e këtij institucioni.
Emocionet nuk munguan as në fjalimin e kryetares së Unionit të Studentëve, Amira Osmanit, e cila tha se kjo është një nga ato ditë ku njeriu mbetet mes buzëqeshjes dhe mallëngjimit. Ceremonia u pasurua me ilahi dhe poezi.
Në fund të ceremonisë, studentët u pajisën me certifikata, duke shënuar kështu përmbylljen e një etape të rëndësishme të jetës së tyre akademike.

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme