Profesori universitar “Kurtesh Sherifi” i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur rreth rrezikut që paraqesin rriqrat.
Ai tha se rriqrat janë parazitë që thithin gjak dhe që aktivizohen sidomos gjatë verës me ngritjen e temperaturave.
“Si zakonisht me ngrohjen e temperaturave në përfundim të pranverës dhe fillim të verës sidomos, rriqrat aktivizohen i kemi kudo në natyrë, por jo në koncentrime të larta. Janë vende-vende, krijojnë habitatin e tyre, por për të qëndruar në një vend duhet të kenë aty edhe për të thithur gjak. Pra, janë parazitë që thithin gjak dhe kërkojnë për t’u shumëzuar. Në vendin tonë i kemi në ambiente fushore ose malore, por fatmirësisht nuk është që kemi në ambiente të shtëpisë apo ambientet ku jetojmë”, tha Sherifi.

