Mar. Maj 19th, 2026

Osmani nga Vushtria: Njerëzit janë lodhur nga zhurma, propaganda dhe politika e fajësimit

Kandidatja e LDK-së për president, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me qytetarët në Stanoc të Vushtrisë.

Nga atje Osmani është shprehur se njerëzit janë lodhur nga zhurma, propaganda dhe politika e fajësimit.

Osmani është shprehur se qytetarët po kërkojnë bashkim, qetësi dhe një rrugë që I bën bashkë e jo që I ndan.

Postimi i plotë:

Nga Stanoci i Poshtëm i Vushtrrisë, me një ndjenjë që po na përcjell kudo në Kosovë.

Qytetarët po na presin me ngrohtësi, me besim e me një qartësi që ndjehet në çdo bisedë. Njerëzit janë lodhur nga zhurma, propaganda dhe politika e fajësimit. Po kërkojnë bashkim, qetësi dhe një rrugë që i bën bashkë, jo që i ndan.

Dhe kjo është ndoshta shpresa më e madhe që po shohim në çdo takim: bindja se Kosova mund të bëhet shumë më mirë, kur njerëzit vendosin të ecin bashkë

Postime të Ngjashme