Hën. Maj 18th, 2026

Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për zyrtarët publikë

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka njoftuar se është lansuar programi i trajnimeve në siguri kibernetike për zyrtarët publikë, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale në administratën shtetërore.

Sipas Kurtit, ky program shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës institucionale të sigurisë në administratën publike të Kosovës.

“Trajnimi i vazhdueshëm profesional është thelbësor për ndërtimin e një administrate moderne dhe efikase, të përgatitur për sfidat e epokës digjitale”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka shtuar se siguria kibernetike sot nuk është më vetëm çështje teknike e sistemeve të informacionit, por përbën një shtyllë të sigurisë kombëtare, funksionimit të shtetit dhe besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme