Xherdan Shaqiri dhe Baseli kanë zhvilluar një prej sezoneve më të dobëta këto vitet e fundit.
Futbollisti shqiptar foli pas humbjes 4:0 ndaj Luganos, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni,.
Shaqiri thotë se pati një sezon tejet të dobët dhe që është i zhgënjyer me rezultatet.
“Krejt çka di është që ne s’luajtëm si Baseli. Dhe pastaj rezultoi kështu. Jam shumë i zhgënjyer me rezultatet.
“Shpresojmë të nxjerrim përfundimet e duhura dhe të performojmë ndryshe në sezonin e ardhshëm. Lojtarët e rinj gjithashtu duhet të mësojnë se gjërat mund të shkojnë edhe ndryshe”, u shpreh Shaqiri.
I pyetur për të ardhmen e tij, futbollisti u përgjigj: Kam edhe një vjet kontratë këtu. Pra gjithçka është e vendosur”.
34-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asiste

