Hën. Maj 18th, 2026

​Shqipëri, hyrje falas në të gjitha muzetë, objektet, parqet dhe vendet kulturore për nder të ditës ndërkombëtare

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të muzeve në mbarë botën, në Shqipëri do të ketë hyrje falas nëpër muze dhe objektet tjera kulturore.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të muzeve në mbarë botën, në Shqipëri do të ketë hyrje falas nëpër muze dhe objektet tjera kulturore.

Në Shqipëri, hyrje falas nëpër këto objekte kulturore do të ketë edhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, transmeton KosovaPress.

Në Shqipëri, përgjatë gjithë javës, në muze, objekte, parqe e vende kulturore në mbarë vendin do të zhvillohen aktivitete që synojnë afrimin e publikut me historinë, identitetin dhe vlerat tona kulturore, duke e kthyer kulturën në një përvojë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe frymëzuese për të gjithë, shkruan atsh.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Nga data 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë bëhen pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarët dhe vizitorët në një program të pasur me aktivitete kulturore, ekspozita, guida, performanca artistike dhe eksperienca edukative.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Postime të Ngjashme