Hën. Maj 18th, 2026

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjsit në Dollc të Klinës.

Një veturë ka humbur kontrrollin dhe ka rënë në punimet që po bëhen në rrugën e autostradës Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit, një perso ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Informacioni nga Policia:

Humb jetën një person në aksident trafiku dhe lëndohen katёr tё tjerё
Pejë, 18 maj 2026
Ju informojmë se sot, më datën 18 maj 2026, në orën 04:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinё.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme