Hën. Maj 18th, 2026

Moti Sot e hënë 18 Maj 2026

Kosovë

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Shqipëri

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në male në veri e lindje të territorit, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta e të izoluara shiu, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 24 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Postime të Ngjashme