Sht. Maj 16th, 2026

Aksidenti në Dobrushë: Të lënduarit shtrihen në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushë- Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara një kamionetë dhe një veturë dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lendime trupore. Të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, sakaq njësitet relevante po punojnë në hetime

Postime të Ngjashme