Procesi i testimit për mjek specialist në Spitalin e Prizrenit, i mbajtur, më 13 maj 2026, është shoqëruar me reagime dhe pretendime për parregullsi.
Në qendër të kritikave është emërimi i dr. Artan Ahmetit në krye të komisionit për pranimin e kardiologëve në Spitalin e Prizrenit, ndonëse në të njëjtën ditë ai kishte të caktuar edhe një seancë gjyqësore, lidhur me një aktakuzë ndaj tij.
Disa nga kandidatët pretendojnë se gjatë testimit, ka pasur favorizime dhe shkelje procedurale, duke përfshirë lejimin e riplotësimit të testit për një kandidat dhe dhënie të përgjigjeve gjatë procesit.
Për rastin tashmë janë bërë ankesa dhe çështja pritet të adresohet edhe në prokurori.
Nga ana tjetër, Drejtoria e SHSKUK-së ka deklaruar se nuk është në dijeni për rastin, por ka inkurajuar të gjithë ata që posedojnë fakte apo pakënaqësi t’i adresojnë ato në institucionet kompetente.

