Haxhilerët, të mbushur me emocione e mall shpirtëror, tashmë janë bërë gati për t’u nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e Haxhit.
Mes tyre është edhe një 72-vjeçare, e cila qe 20 vite bën hatme dhe lutet që ta realizojë këtë ëndërr, ndërsa tani më në fund po i bëhet realitet.
Një 80-vjeçar po përgatitet të niset për herën e tetë në Haxh, duke dëshmuar dashurinë dhe lidhjen e veçantë me këtë udhëtim shpirtëror. Krahas tyre janë edhe shumë besimtarë të tjerë që për herë të parë do ta përjetojnë emocionin e nisjes drejt Mekës, me lot gëzimi, lutje dhe shpresën për një Haxh të pranuar
Haxhilerët, të mbushur me emocione e mall shpirtëror

