Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira. 🌤️☁️ Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike. ⛈️ Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. 🌡️ Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C.
💨 Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.
🌱 Kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë. Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta. 🚜🌾
🌬️ Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.
☀️ E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 7–11°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 19–23°C
💨 Era: nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1–4 m/s
⛅⛈️ E martë
Mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
🌡️ Temperaturat minimale: 6–9°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 17–20°C
💨 Era: nga jugperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s
🌤️🌦️ E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 4–6°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 15–18°C
💨 Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s
🌤️ E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
🌡️ Temperaturat minimale: 3–5°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 15–18°C
💨 Era: nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s
☁️🌦️ E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 5–7°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 17–20°C
💨 Era: nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1–6 m/s

