Arritja e avionit të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve në Kosovë.
Tashmë është bërë e ditur arsyeja e aterrimit të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transport mallrash, përfshirë edhe pajisje ushtarake.
Sipas informacioneve, Antonov An-124 ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” për të sjellë pjesë dhe pajisje të nevojshme për renovimin e një aeroplani të KFOR-it në Kosovë, .
Bëhet e ditus se ardhja e tij lidhet me punime dhe riparime teknike në kuadër të operimeve të NATO-s në aeroportin ushtarak. /IndeksOnline/
Pamje nga aterimi i Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”…
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

