Mër. Maj 13th, 2026

Moti sot, e premte, 08.05.2026

Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, por do të ketë edhe periudha me diell.

“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të shkojnë nga 4 deri 8°C, teksa ato maksimalet, 19-22°C

“Era: nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, vijon njoftimi i IHK-së.

Shqipëri

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s. Temperatura me e ulet 9 grade, ndersa me e larta e dites 23 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Postime të Ngjashme