Mër. Maj 13th, 2026

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Pejë.

Cak i të shtënave ka qenë Uliks Ferizaj, emër i njohur për organet e rëndit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri me dije se janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka të shtëna me armë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka” deklaroi Rugova.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Postime të Ngjashme