KB Trepça e ka fituar përballjen e tretë gjysmëfinale ndaj KB Pejës, në play-offin e Superligës së Basketbolit.
Në një atmosferë fantastike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, xehtarët shënuan fitore bindëse me 44 pikë diferencë, ku rezultati përfundimtar ishte 123-79,
Trepça tashmë udhëheq serinë e fitoreve me rezultat 2-1, derisa i duhet edhe një tjetër për të arritur në finale.
Basketbollisti i Trepçs, Drilon Hajrizi ishte më efikasi në këtë përballje, me 26 pikë të shënuara.
Te Peja u dallua basketbollisti, Daquan Bracey, me 23 pikë.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet me datë 3 maj, në palestrën ”karagaçi”, në Pejë./

