Kosova do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme sportive ndërkombëtare, pasi më 13 dhe 14 qershor në Istog do të mbahet turneu “Kosovo 7’s 2026”, në kuadër të garës “Rugby Europe Sevens Conference 2”.
Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Demush Mavraj”, ku kombëtaret pjesëmarrëse do të garojnë gjatë dy ditëve për pikë të vlefshme në këtë kompeticion evropian të ragbit.
Organizatorët kanë paralajmëruar duele dinamike dhe atmosferë të veçantë sportive, ndërsa kanë ftuar tifozët dhe sportdashësit që të mbështesin ekipin e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Hyrja për publikun do të jetë falas, ndërsa turneu pritet të mbledhë në Istog përfaqësuese nga vende të ndryshme evropiane në një prej aktiviteteve më të rëndësishme të ragbit që organizohen këtë vit në Kosovë.
LEXO LAJMIN EDHE NË

