Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri gjeneral Federico Collina, ka marrë pjesë në një aktivitet për dhurim gjaku të mbajtur në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut.
Ky aktivitet, siç thuhet në Facebook, u organizua nga Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it (JMED) dhe Ekipit të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) K8.
Sipas KFOR-it, iniciativa të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

