Enj. Pri 30th, 2026

Dy pakistanezë ndalohen në Gjilan, kaluan ilegalisht kufirin

Dy të dyshuar, shtetas të Pakistanit, janë ndaluar në Staçiq të Gjilanit, pasi dyshohet të kenë hyrë pa autorizim në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, teksa të dyshuarit kanë hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, dhe rasti vazhdon më tutje për trajtim sipas procedurave përkatëse” deklaron policia.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”

Postime të Ngjashme