Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.
Golat për ekipin e Bylbyl Sokolit i shënuan: Ibishi (2) dhe Kryeziu, .
Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 3-të.
Kurse, Gjilani mbetet me 44 pikë në pozitën e 5-të.

