Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Sipas IHMK-së, do të ketë diell dhe vranësira, e vende -vende reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 e deri në 7 gradë Celsius, derisa maksimet e ditës do të sillen nga 11 e deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi nga 1 e deri në 6 metër për sekond.
Shqipëri
Dita e sotme 30 prill 2026, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë prezente pothuajse në të gjitha qarqet, me intensitet të ndryshëm.
Në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata.
Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta.
Në zonat verilindore, veçanërisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të marrin formën e dëborës, duke rikthyer përkohësisht karakteristika dimërore në këto zona.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 12 deri në 17 gradë Celsius.
Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, duke variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius.
Era në zonat bregdetare, do të forcohet duke arritur intensitet mesatar deri të fortë.

