Kosovë
Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 4 gradë Celsius.
Ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 11-14 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 metra për sekondë.
Shqipëri
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s…. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 10°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës. Ndërsa në zonat malore, temperaturat parashikohen të variojnë nga 7°C në vlerat minimale deri në 22°C në ato maksimale.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

