Qumështarët në Kosovë po përballen me vështirësi në rritje për plasimin e prodhimit të tyre, si pasojë e ndryshimeve në treg dhe presionit nga importet.
E me qëllim të evitimit të këtyre problemeve me të] cilat po përballen shoqatat e prodhimit të qumështit sot u takuan me ministrin e Bujqësisë Armend Muja. Muja u tha qumështarëve se secila pako e qumështit që futet në Kosovë, do t’u nënshtrohet masave.
“Nga dje është nënshkruar vendimi për kontroll kufitar. Secila pako e qumështit që futet në Kosovë nga importi do t’u nënshtrohen dy masave. Masa e para e analizave laboratorike, analizohet përbërja e secilës pako që futet në Kosovë. E dyta është tregu i bredshëm. Secili produkt i qumështit do të kategorizohet drejtë“, tha Muja pas takimit me përaqësues të shoqatave të qumështarëve.
Ndërkaq përfaqësues të shqatave të qumështarëve pas takimit me ministrin deklaruan se shpresojnë që së shpejti të merren këto masa, me qëllim që të mos kenë problem me shitjen e prodhimeve të tyre.

