Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së presidentit.
“Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam kryetarin e kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër”, ka thënë Murati.
Sipas tij, VV-ja propozoi Feride Rushitin, të cuilën e quan një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.
“Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje”, ka shkruar ai.

