Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk i nevojitet President që i ka atributet për këtë pozitë, por një “President asistent”
Sipas Hamzës, personi që po kërkon Kurti për këtë pozitë është dikush që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Hamza tha se po të ishte ndryshe, Kurti ka pasur opsione.
“Kurtit i nevojitet President asistent, që realisht nuk e kryen detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Kjo është e lexueshme. Me pas dashtë President që i kryen detyrat e veta ligjore dhe kushtetuese, ka pas opsione”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.
Hamza theksoi se nevojitet marrëveshje politike, që opozita të qëndrojë në sallë për të mundësuar zgjedhjen e Presidentit

