Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale të cilat rrallë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 5 minimalja deri në 25 gradë Celsius ajo maksimale.
Shqiperi
Ditën e martë vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.
🌬 Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Temperatura minimale 9 grade ndersa maksimalja 28 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

