Hën. Pri 27th, 2026

Arbër Hoxha u shpall kampion në një ditë të veçantë, merr një dhuratë nga Dinamo Zagreb

Skuadra e Dinamo Zagrebit është shpallur kampion i sezonit aktual në elitën e futbollit kroat.

Dje skuadra me histori në Kroaci, shënoi fitore 2:1 ndaj Varazdin dhe siguroi matematikisht titullin e ligës,

Kjo ishte një ditë e veçantë për lojtarin shqiptar, Arbër Hoxhën.

I cili mori edhe një dhuratë speciale nga klubi, për paraqitjen e tij të 100-të.

Hoxha ka kontribuar mjaftueshëm këtë sezon me fanellën e Dinamos, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Postime të Ngjashme