Hën. Pri 27th, 2026

Kurti e Muja përurojnë objekti e ri të Ministrisë së Bujqësisë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë Armend Muja kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë në pjesën veriore të vendit.

Në këtë objekt të ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Me këtë rast, Kurti para mediave është shprehur se është shumë e rëndësishme që të kemi një zyrë rajonale të Ministisë e cila në njërën anë ofron gjithëpërfshrije dhe në anën tjetër ofron mundësi të barabarta ashtu që të gjithë fërmerët të kenë mundësi për çasje në subvencione.

Postime të Ngjashme