Pre. Pri 24th, 2026

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale për sot për derivatët e naftës.

Nafta (dizel) ka shënuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për litër. Në anën tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.40 euro për litër, deriosa dje ishte 1.39.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.87 euro për litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi në rast se këto çmime nuk respektohen

Postime të Ngjashme