Policia ka njoftuar për një rast të manipulimit të provave që ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj, më 22 prill 2026 rreth orës 21:00.
Sipas raportit zyrtar, më 23 prill 2026 janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartpërmendur.
Gjatë kontrollit të realizuar nga njësitet policore, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

