Pre. Pri 24th, 2026

29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë, ishte futbollist

Kosova sot u trondit përsëri, pasi një 29 vjeçar nga Gjakova vdiq tragjikisht në vendin e punës.

Lendrit Fetahaj nga Skivjani i Gjakovë ra nga një lartësi e madhe, pasi fillimisht ishte godit nga një kran i drejtuar pakujdesshëm.
Fetahaj kishte edhe një karrier prej futbollisti, ku kishte luajtur për skuadrën e KF Gjakova.

Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Postime të Ngjashme