Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
“Më 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj se kuvendi miratoi projektligjin nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Faleminderit”, ka thënë kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu.
Ky projektligj do të jetë i rëndësishëm për të gjitha sektoret, teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se vonesa për miratimin e këtij projektligji u bë për shkak të pranimit të rekomandimeve nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

