Mër. Pri 22nd, 2026

Moti sot, në Kosovë dhe Shqipëri

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh me vetëtima dhe bubullimë.
Në viset e larta malore do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Më e ulta do të zbres deri në 6 gradë Celsius, kurse më e larta jo më shumë se 11 gradë Celsius.

Shqipëri, ditën e martë vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëdim në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat më të ulta pritet të shenojnë 8 gradë Celcius dhe më të lartat 24 gradë Celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 14 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

Postime të Ngjashme