Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje dhe reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës dhe rreth saj.
Sipas njoftimit në Facebook, reduktimet vijnë si pasojë e një defekti në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj.
Si rezultat, sipas tyre, do të ketë ndërprerje të furnizimit në Fushë-Kosovë, Obiliq, si dhe në një pjesë të Prishtinës që furnizohet nga Shkabaj, përfshirë lagjen “Kalabria”.
Reduktimet pritet të zgjasin nga ora 11:00 deri në 17:00.
“Gjithashtu, ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

