Shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim rreth presidentit dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë.
“LDK-ja mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu.
Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritashme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit.

