Hën. Pri 13th, 2026

Istog: Arrestohet i mituri, i gjenden armë dhe municion

Gjatë mbrëmjes së djeshme njësia policore në Istog ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar.

Më vonë njësia policore ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë.

Sipas informacionit veturën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), i cili është arrestuar.

Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

Postime të Ngjashme