Skuadra e Dritës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Ferizaj në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
Me këtë fitore, skuadra “Intelektuale” ka shkuar në kuotën e 54 pikëve në pozitën e parë, shkruan Indeksonline
Ballkani ishte duke fituar 1:0 ndaj Gjilanit deri në minutat e fundit.
Por, Armend Thaqi shënoi një gol të bukur dhe barazoi shifrat në 1:1.
Me këtë barazim, Ballkani mbetet mbrapa me 49 pikë në pozitën e dytë, kurse Gjilani në pozitën e tretë me 43 pikë.

