Pak më parë, ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës në Carralevë.
Ndërkohë, mediat e vendit kanë siguruar edhe kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik për realizimin e këtij projekti.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e përgjithshme e saj është 242,394.78 euro, ndërsa tenderi i është besuar operatorit ekonomik K.N.P.SH. “PAPENBURG & ADRIANI COMPANY” SH.P.K.

