Mar. Pri 7th, 2026

Superliga në basketboll , nesër luajnë këto ekipe

Mesjava shënon fundin e garave të rregullta, por edhe fundin e dilemave.

Vetëm minutat e fundit do të përcaktojnë se kush do të renditet në vendin e katërt, kush do të jetë në vendin e gjashtë dhe kush do të bie nga Superliga.

Ky ishte një nga edicionet më të “çmendura” në elitë me luftë deri në fund. Për vendin e katërt luajnë Peja dhe Ylli, ndërsa shumë interesant është gara në fund, ku Prishtina ka 37 pikë, një më shumë se Rahoveci 029 e Vëllaznimi.

Vendi i parë dhe dytë e kanë të siguruar gjysmëfinalet e “play-off”-it, kurse në çerekfinale ndeshen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

Postime të Ngjashme