Mar. Pri 7th, 2026

Dardan Sejdiu thotë se çështja e presidentit zgjidhet për 5 minuta me PDK

“5 minuta punë”.

Kaq duhet për ta gjetur zgjidhjen rreth çështjes së Presidentit sipas analistit Dardan Sejdiut.

Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

“Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

Postime të Ngjashme