Pre. Pri 3rd, 2026

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00.

Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht familjen Cokli nga Ferizaji.

Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.

Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.

Shqyrtimi i aktgjykimit të nesërm pritet të japë vendimin për këtë rast që tronditi qytetin e Ferizajt dhe opinionin publik në Kosovë.

Postime të Ngjashme