Enj. Pri 2nd, 2026

Leposaviq: Policia shoqëron në stacion të dyshuarin që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi

Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin nga Kosova në Serbi.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10, në fshatin Koshuticë, .
Sipas policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur mallra të ndryshme, pa dokumentacion përkatës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallra janë dërguar në terminal doganor” deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Tentim kalimi i paautorizuar i kufirit”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *