Enj. Pri 2nd, 2026

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, pret në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare “Drita” në Duisburg të Gjermanisë, Hisen ef. Ceka.

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare “Drita” në Duisburg të Gjermanisë, Hisen ef. Ceka.

Drejtori Siminca e falënderoi imamin Ceka dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërkaq, imami Ceka, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *