Enj. Pri 2nd, 2026

Deputeti i LVV-së: Zgjedhje e presidentit nuk i përket vetem Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin Adresa ka komentuar situatën politike në vend lidhur me ngërçin në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Rexhaj theksoi se Kosova nuk i përket vetëm Lëvizjes Vetëvendosje, por gjithashtu është e Partisë Demokratike të Kosovës, e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e Aleancës për të Ardhmerinë e Kosovës dhe e gjithë qytetarëve të vendit përtej përkatësive partiake. Në këtë kontekst ai tha se zgjedhja e presidentes së Kosovës nuk është çështje që mund të zgjidhet vetëm nga vullneti i LVV-së apo i kryeministrit Albin Kurti, por kërkon dialog dhe marrëveshje të gjerë ndërmjet grupeve politike dhe institucioneve të vendit.

Rexhaj theksoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të reflektojë interesin e të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të një subjekti politik – duke shtuar se zgjidhja e kësaj çështjeje nuk duhet të lihet ekskluzivisht te LVV-ja, por kërkon një zgjidhje konsensuale ku pjesë janë edhe partitë e tjera kryesore në Kuvend

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *