Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të enjten vendi do të përfshihet nga mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 7 deri në 9°C.
Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i mbuluar me re dhe reshje shiu, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 9 m/s.
Shqipëri
Sipas SHMU
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e loklaisht deri mesatar.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë.

